image Familjes nga Obiliqi ia vjedhin lopët në vlerë të 4 mijë eurove prej të cilave mbijetonin

Sinjalizime

Familjes nga Obiliqi ia vjedhin lopët në vlerë të 4 mijë eurove prej të cilave mbijetonin

news image

Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive. Raste të tilla ka pasur shumë javët e fundit, teksa së fundmi cak i hajnave ishte një stallë në fshatin Siboc të Obiliqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të pronarit, i cili e njoftoi Policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku janë vjedhur disa lopë, vlera e të cilave sillet rreth 4 mijë euro.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer mbrëmë gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja ka qenë në gjumë.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohen dhe kapen personi apo personat e përfshirë në rast.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar qe rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë” dhe të sigurohen prova në lidhje me rastin.

/GazetaSinjali/