Familjarët e pacientëve të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, vazhdojnë të futen brenda në Klinikën Infektive për t’iu dhënë ilaçe të nevojshme.
Edhe pse policia është vendosur para Klinikës Infektive, për t’i ndalur të afërmit që të mos bëjnë vizita, për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, ata po vazhdojnë të futen, disa përmes dyerve të spitaleve, e disa të tjerë edhe përmes ballkoneve.
As vendosja e policisë në klinikat e Prishtinës nuk ka mundur t’i ndalë këto vizita.
Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka bërë thirrje që një praktikë e tillë të ndalet, sepse kështu virusi do të përhapet edhe më shumë.
“Po pak është problem, por po ia dalim disi, me maska, me mbrojtje, po duhet patjetër t’i shërbej sepse nuk ka kush tjetër”, ka thënë familjarja e një pacienti para Klinikës Infektive për REL./ Gazeta Sinjali/