image Familjarët nuk e dinë nëse Kadri Veseli është lajmëruar për vdekjen e nënës së tij

Sociale

Familjarët nuk e dinë nëse Kadri Veseli është lajmëruar për vdekjen e nënës së tij

news image

Sot iu dha lamtumira e fundit nënës së Kadri Veselit, Ajshes. Për këtë familjarët kanë thënë se nuk janë të informuar nëse e kanë lajmëruar për vdekjen e nënës së tij.

Djali i axhës të Kadri Veselit, Hysniu tha se ai po mbahet padrejtësisht në Hagë. Po ashtu, ai ka njoftuar se nuk e dinë nëse është lajmëruar për vdekjen e nënës së tij.

Natyrisht se ju e dini që zotëri Veseli është në paraburgim dhe paraburgimi nënkupton kufizim të lirisë, kështu që nuk kemi shumë informacione në këtë çështje. I falënderojë të gjithë qytetarët që kanë qenë të pranishëm, për nderimin që i kanë bërë nënës Ajshe. Ajo ka qenë një gjeneratë e Luftës së Dytë Botërore, ne gradualisht po e humbim edhe këtë gjeneratë. Për neve ka qenë një krenari. Sigurisht që nënat tonë nuk kanë qenë as nëna të kamerave, as të universiteteve, por kanë qenë nëna që kanë kultivuar shumë dashuri, përkujdes të fëmijëve dhe atdhedashuri”, ka thënë ai.

Në varrimin e Ajshe Veselit kanë marrë pjesë edhe Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Shaqir Totaj dhe figura të tjera të Partisë Demokratike të Kosovës.

/GazetaSinjali/