image 'Familjarët janë për dasma, jo për me i shti në punë', motra e deputetit të VV-së emërohet në Këshillin e Teatrit

Politikë

‘Familjarët janë për dasma, jo për me i shti në punë’, motra e deputetit të VV-së emërohet në Këshillin e Teatrit

news image

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në krye me Hajrullah Çekun ka emëruar dje anëtarët e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Njëra nga të emëruarat në këtë këshill është edhe Shkurtë Aliu, motra e deputetit të Vetëvendosjes Luan Aliu, e cila në vitin 2017 ishte kandidate e LVV-së për deputete.

Por përveç Aliut, në këtë bord janë emëruar edhe tre përkrahës të tjerë të Vetëvendosjes, Visare Aliu, Ben Apolloni dhe Armend Smajli.

Se të njëjtit e përkrahin këtë parti, shihet nga postimet e tyre në rrjetin social Facebook.

Kurti gjatë fushatës pati thënë se kusherinjtë nuk duhet punësuar, ata sipas tij janë vetëm për dasma. Por siç duket doli të jetë se familjarët janë edhe për ndonjë pozitë nëpër minstri.

Kurti kishte thënë se qyetarët duhet të përfaqësohen nga njerëz të ndershëm dhe të dijshëm.

“Është e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës me i pas njerëzit më të ndershëm dhe dijshëm. Nuk mundemi me i mbushë ambasadat, sikurse nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinjë. Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija. Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Kurti.

/GazetaSinjali/