Një javë pas krimit makabër në Grecalli të Fierit, familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu kanë hyrë në shtëpinë e tmerrit, ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi fëmijën.
Pasi janë hequr shiritat e skemës së krimit, familjarët kanë ndezur qirinj në gropën ku u varros 8-vjecari.
Brenda oborrit dhe banesës së 38-vjeçarit Klodian Çalamanit ka orendi shtëpiake të vjetra, bizhuteri femrash, xhama të thyer, zinxhirë e gozhdë të mëdha ndërsa dhoma e tij ofron vetëm rrëmujë, ambient të çrregullt e të pistë. Në banesën e tij nuk mungojnë ushqimet e cigaret. Ndërkohë, vihet re se mban edhe flamurin shqiptar në mes të shtëpisë.
Ndërkohë, familjarët pretendojnë se një e afërme e familjes së Mateos di rrethanat e vërteta që shtynë 38-vjeçarin t’i marrë jetën fëmijës së mitur. Pritet që grupi hetimor të marrë deklaratat e personave ku dyshon familja e të zbardhet ngjarja makabër në fshatin Daullas që ka tronditur opinionin publik.
Gjatë këtyre ditëve nga familjarët 8-vjeçarit është kërkuar dënim maksimal për autorin e vrasjes Klodian Çalamani, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës.
Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu./GazetaSinjali/