Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot pritet të merret vendimi përfundimtar ndaj të akuzuarit për krime lufte kundër popullatës civile në Krushë të Vogël, Darko Tasiq.
Me këtë rast, në Prizren janë mbledhur familjarë të viktimave të masakrës së Krushës së Vogël dhe banorët e tjerë të këtij fshati.
Ata po kërkojnë drejtësi duke protestuar para objektit të kësaj gjykate./Gazeta Sinjali/