image Familja me rast social shantazhon gruan që u bleu shtëpi

Kosovë

Video/ Familja me rast social shantazhon gruan që u bleu shtëpi

news image

Një grua që mblodhi para për t’ia blerë një banesë një familje skamnore, është penduar për veprën që bëri.

Kjo pasi që asaj i doli telashe me disa prej anëtarëve të familjes që i ndihmoi dhe personave të lidhur me ta.

Madje, ajo thotë se u kërcënua me vdekje.

Ja ki mi qitë 25 mijë euro, ja qiken ko me ta vra”, kërcënohet Merita Dragusha.

Gruaja që prej vitesh jeton në shtetin e Suedisë, i ra në gjurmë shantazhistit pasi kishte lënë emrin e tij gabimisht në informatat e rrjetit social Facebook.

Bëhet fjalë për të dashurin e një gruaje, të cilës Dragusha ia kishte blerë një banesë kohë më parë pasi ishte rast social.

Madje edhe telefonatat sipas saj ishin kryer në prani të përfitueses së banesës.

Dragusha i paraqiti që të dy në polici. Ndërsa, përfituesja e banesës mohoi të ketë bashkëpunuar me shantazhistin.

Dragusha gjithashtu premtoi se përfituesja e banesës do të dalë nga ajo banesë sepse nuk e meriton./KlanKosova