image Familja Haliti nga Gjilani, që humbi 3 anëtarë në Shqipëri, sot mban konferencë për media

Sociale

Familja Haliti nga Gjilani, që humbi 3 anëtarë në Shqipëri, sot mban konferencë për media

news image

Afrim, Elfete dhe Ferdinaze Halitit nga Gjilani, ndërruan jetë në Shqipëri. Dyshohet se shkaktar i vdekjes së tyre është helmimi nga kërpudhat, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me vdekjen e tyre, familjarët nga Gjilani sot do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca e familjes Haliti do të mbahet në rrugën “Hamdi Pogragja” në Gjilan, në orën 11:00.

“Familja Haliti nga Gjilani mban konferencë për media lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri. (Rruga Hamdi Pogragja, nr 34 – Gjilan, ora 11:00)“, ka njoftuar KP.

Autoritetet e drejtësisë në Shqipëri kanë nisur hetimet për vdekjen e dyshimtë të tre anëtarëve të familjes Haliti.

Madje, dy mjekë në Durrës janë proceduar penalisht, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mjekim i Pakujdesshëm”.

Mediat në Shqipëri raportojnë se tani të ndjerët vdiqën për shkak të helmimit nga disa kërpudha, të cilat i kishin mbledhur vetë, për t’i konsumuar pastaj në banesën e tyre, në Gjirin e Lalzit./Gazeta Sinjali/