image Familja e kosovarit thotë se 36-vjeçari u vra nga dikush në burg, policia e cilëson vetëvrasje

Kosovë

E rëndë/ Familja e kosovarit thotë se 36-vjeçari u vra nga dikush në burg, policia e cilëson vetëvrasje

news image

Familja e kosovarit që u gjetë i vdekur katër ditë më parë në burgun e Zvicrës, po mohon kategorikisht se djali i tyre 36-vjeçar ka bërë vetëvrasje ashtu siç është cilësuar nga autoritete e shtetit të Zvicrës.

Familja kosovare për Gazetën Sinjali, ka treguar se versioni i dhënë nga autoritetet zvicerane nuk është aspak ai i vërteti me realitetin.

Kjo familje pretendon se në bazë të fotografive dhe shenjave të 36-vjeçarit ai nuk ka bërë vetëvrasje, por që është vrarë nga dikush.

Në raportin e Policisë së Zvicrës nuk e pranojmë ku aty thuhet se ka bërë vetëvrasje. Nuk është e vërtetë se ka ndodhur ashtu. Ne kemi parë shenjat e tij, por edhe fotografitë. Djali jonë ka pasur shenjë prapa kokës, që tregon se nuk ka bërë vetëvrasje, por që është vrarë nga dikush”, ka thënë një anëtare e familjes për Gazetën Sinjali.

Ajo ka treguar se versionin e njëjtë kjo familje fillimisht e kishte dhënë në medium e Zvicrës, 24heures.ch.

Familja ka paralajmëruar se e vërteta rreth djalit të tyre mund të kuptohet vetëm pas ekspertizës që do t’i bëhet.

Kujtojmë se fillimisht për këtë rast në mediat në Zvicër dhe Kosovës, ishte raportuar si vetëvrasje. Raportimet e para kishin qenë se 36-vjeçari është gjetur i varur në një dush dhe se mjekët e gardianët e burgut kishin tentuar ta shpëtonin atë, por që nuk kishin arritur.

Këto janë hedhur poshtë nga anëtarja e familjes, e cila ka thënë se të gjitha këto po bëhen vetëm për shkak të njollosjes së familjes dhe shtetasve të Kosovës./Gazeta Sinjali/