image Familja e Armenda Aliut mirëpret dënimin me burgim të përjetshëm të vrasësit të saj

Sociale

Familja e Armenda Aliut mirëpret dënimin me burgim të përjetshëm të vrasësit të saj

news image

Familja e Armenda Aliut e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, për dënimin me burgim të përjetshëm të Bajram Velijës, i cili në gusht të 2019-ës kishte vrarë bashkëshorten me armë zjarri.

Vëllai i Armendës, Muhamed Aliu, ka thënë se ky verdikt për ta ka qenë i pritur.

“Gjykata vendosi drejt dhe e ndëshkoi me dënim meritor. Për neve si familje procesi gjyqësor ka qenë i gjatë dhe i rëndë, duke pasë parasysh ngarkesën shpirtërore dhe psikike, por që fund gjithçka përfundoi drejt”, është shprehur ai për Klankosova.tv.

“Paneli gjyqësor i përbërë nga tre anëtarë dhe prokurori i shtetit kanë qenë shumë korrekt me neve si familjarë gjatë gjithë procesit gjyqësor”, ka thënë ai më tej.

/GazetaSinjali/