image Familja Beckham gati për festat e fundvitit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Familja Beckham gati për festat e fundvitit

news image

Familja e Victoria dhe David Beckham janë përgatitur për festat e fundvitit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Victoria përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Në pamjet e publikuara shihet se ajo ka përdorur disa zbukurime për ta dekoruar pemën e krishtlindjeve.

Gati e kemi mbaruar pemën. Më pëlqen fakti që nuk është shumë e ngarkuar. Për mua, këtu ka shumë zbukurime. Mendoj se David do kërkoj që t’i vendos më shumë. Më shumë çmenduri në të. Por ne mendojmë se kjo është një pemë Krishtlindje shumë ‘chic’”, dëgjohet duke thënë Victoria në videon e publikuar.

Kujtojmë se Victoria dhe David këtë Krishtlindje do të pagëzojnë dy fëmijët e tyre, Harper dhe Cruz./Gazeta Sinjali/