Në Suaharekë janë arrestuar dy persona nën dyshimin për falsifikim parash.
Policia ka njoftuar se, dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit, janë gjetur dhe sekuestruar 9800 € kesh para që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/