Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet për falsifikim të testeve COVID-19, me logo të një laboratori, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, janë konfiskuar një kompjuter, një biletë aeroplani si dhe disa dëshmi në lidhje me dyshimin e falsifikimit të testeve anti-COVID, pasi që janë kontrolluar zyrat e një agjencie.
Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites të së enjtes rreth orës 16:30, në Pejë.
I dyshuari për këtë vepër, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/