COVID-19

Të infektuar

5118

Të shëruar

2370

Të vdekur

108

Arsim/ “Fakultetet po u bëjnë presion të vazhdueshëm studentëve që t’i kryejnë pagesat”

news image

Organizata studentore “Demokracia Studentore” ka kërkuar nga rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që studentët të lirohen nga të gjitha pagesat në këtë kohë të pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo organizatë ka shprehur shqetësim për, siç thanë, presionin që fakultetet po ua bëjnë studentëve për t’i kryer pagesat.

“Ne si studentë jemi shumë të shqetësuar për presionin e vazhdueshëm që po e bëjnë fakultetet ndaj studenteve për t’i kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbimin ndaj studentëve. Andaj ne kërkojmë nga Rektorati i universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ që në këtë kohë të pandemisë t’i lirojë studentet nga të gjitha pagesat, pasi që studenti është kategoria më e prekura në këtë situatë të pandemisë”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Ata kërkojnë që studentët të lirohen nga të gjitha pagesat deri në tetor.

“Studentët në Kosovë nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga prindërit e tyre që edhe ata kanë pauzuar dhe nuk kanë punuar më shumë se dy muaj. Rektorati i Universitetit të Prishtinës duhet të ketë konsideratë ndaj studenteve për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në këtë kohë të pandemisë dhe të merr një vendim dhe t’i lirojë studentët nga të gjitha pagesat të paktën deri në muajin tetor”, thuhet në komunikatën e organizatës “Demokracia Studentore”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin