Fituesi i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Skenderaj, Fadil Nura, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Nura përmes një postimi në Facebook.
“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë. Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin”, ka shkruar ai.
Nura, në zgjedhjet për kryetar komune siguroi 57.99 për qind të votave përballë kundërkandidatit të tij, Bekim Jasharit, i cili mori 40.64 për qind të votave./Gazeta Sinjali/