image Facebooku shkyç përdoruesit e iPhonet

Aplikacione

Facebooku shkyç përdoruesit e iPhonet

news image

Rrjeti më i madh social, Facebook ka shkaktuar konfuzion te përdoruesit e iPhonet pasi ka nisur t’i shkyçë nga aplikacioni në mënyrë të pashpjegueshme.

Shpesh përdoruesve kur po hapin aplikacionin po u shfaqet opsioni për kyçje dhe njerëzit që përdorin vërtetimin përmes mesazhit telefonik, po u shfaqen probleme në rikyçje.

Sidoqoftë, kjo ndodhi vetëm me përdoruesit e iPhone, pasi që përdoruesit e Android nuk u ankuan për diçka të tillë, shkruan Indiatoday, transmeton Gazeta Sinjali.

“Jemi në dijeni që shumë njerëz po kanë problem të kyçen në Facebook. Po punojmë të kthejmë çdo gjë në normalitet sa më shpejt që të mundemi”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë për “Engadget”.

/Gazeta Sinjali/