image Facebooku paditet se dështoi të fshijë përmbajtje të gjuhës së urrejtjes anti-islame

Teknologji

Facebooku paditet se dështoi të fshijë përmbajtje të gjuhës së urrejtjes anti-islame

news image

Një grup i mbrojtësve për amerikanët myslimanë ka paditur Facebookun me pretendimin se kompania ka dështuar të zbatojë politikat e veta të përmbajtjes, duke shkaktuar valë abuzimi anti-islame.

Ankesa e dorëzuar në Gjykatën Supreme në Washington të enjten, thotë se rrjeti social ka dështuar të fshijë përmbajtjen e cila shkel rregullat e saj kundër gjuhës së urrejtjes, pavarësisht sigurimit të ligjvënësve dhe zyrtarëve qeveritarë se i zbaton këto politika, raporton AlJazeera.

“Çdo ditë, njerëz të zakonshëm bombardohen me përmbajtje të dëmshme që shkel politikat e Facebookut për gjuhën e urrejtjes, ngacmimin, organizimet e rrezikshme dhe dhunën. Sulme urrejtjeje anti-islame janë veçanërisht të përhapura”, deklarohet nga organizata “Muslim Advocates”. /Gazeta Sinjali/