image Facebooku ofron deri në 20 ditë pushim me pagesë për viktimat e dhunës në familje ose sulmit seksual

Teknologji

Facebooku ofron deri në 20 ditë pushim me pagesë për viktimat e dhunës në familje ose sulmit seksual

news image

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook, ka njoftuar se tani po u ofron punonjësve të saj që janë viktima të dhunës në familje ose sulmit seksual deri në 20 ditë pushim me pagesë, raporton Independent.

Politika, e cila tani është në fuqi për punonjësit e Facebookut globalisht, u bë e ditur nga shefi operativ i platformës së rrjeteve sociale, Sheryl Sandberg, në Samitin e Barazisë të Bloomberg.

Sandberg zbuloi se stafi i Facebookut tani është në gjendje të marrë deri në 20 ditë pushim me pagesë nëse janë pjesë e dhunës në familje ose të ndonjë sulmi seksual.

COO shpjegoi se Facebooku mori këtë vendim për ta zbatuar pas rritjes së raporteve të dhunës në familje në vendet rreth botës gjatë pandemisë së koronavirusit. /Gazeta Sinjali/