image Facebooku fshin faqen kryesore të Ushtrisë birmaneze për shkak të nxitjes së dhunës

Teknologji

Facebooku fshin faqen kryesore të Ushtrisë birmaneze për shkak të nxitjes së dhunës

news image

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook, ka fshirë faqen kryesore të Ushtrisë së Birmanisë për shkeljen e standardeve të saj që ndalojnë nxitjen e dhunës, ndërsa policia arrestoi një aktor të njohur që po kundërshton grusht-shtetin, bashkë me mijëra të mbledhur për protesta masive.

Facebooku ka thënë se fshiu faqen e Ushtrisë nën standardet e saj që ndalojnë nxitjen e dhunës, njofton The Guardian.

Në përputhje me politikat tona globale, ne kemi fshirë faqen “Tatmadaw” nga Facebook për shkelje të përsëritura të standardeve tona të Komunitetit që ndalojnë nxitjen e dhunës dhe koordinimin e dëmit”, shkroi Facebooku në një deklaratë.

Ndalimi në Facebook erdhi ndërsa interneti është bllokuar për të shtatën natë me radhë në Birmani.

Ndërsa protestuesit filluan të mblidheshin në dy qytetet më të mëdha të Yangon dhe Mandalay, doli lajmi se aktori i mirënjohur Lu Min ishte arrestuar. Ai ishte një nga gjashtë të famshmit që Ushtria ka thënë se ishin në kërkim sipas një ligji kundër nxitjes për inkurajimin e nëpunësve civilë për t’u bashkuar në protestë./Gazeta Sinjali/