Rrjeti social Facebook, pas skandalit ku dolën të dhënat e miliona përdoruesve, ka marrë masat që të mos ndodhë më një gjë e tillë.
Ky rrjet do të krijojë një bord mbikëqyrës me përbërje prej 11 deri në 40 anëtarë që do të shqyrtojnë ankesat si dhe do bëjnë rekomandime për ndryshime.
Këtë e ka bërë të ditur vetë themeluesi Mark Zuckerberg, përmes një shkrimi në po këtë rrjet, transmeton Gazeta Sinjali.
“Nëse dikush nuk pajtohet me një vendim që kemi marrë, ai mund të apelojë para nesh dhe së shpejti do të jetë në gjendje të apelojë më tej në këtë bord të pavarur. Vendimi i bordit do të jetë i detyrueshëm, edhe nëse unë apo një anëtar i stafit të Facebook nuk pajtohet me të”, shkroi ai.
Ndër të tjera, bordi do të kujdeset për përmbajtje që konsiderohen të papërshtatshme.
Kjo risi e Facebook do të nis që në gjysmën e parë të vitit 2020./Gazeta Sinjali/