image Facebook vendos, llogaritë e Trumpit pezullohen për 2 vjet

Aplikacione

Facebook vendos, llogaritë e Trumpit pezullohen për 2 vjet

news image

Kompania Facebook tha se do të zgjasë për dy vjet pezullimin e llogarive të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Facebook dhe Instagram.

“Në besojmë se veprimet e tij përbënin shkelje të rëndë të rregullave tona. Shkelja e tyre meriton dënimin më të rëndë bazuar në protokollet tona të reja”, tha Nick Clegg, zëvëndësdrejtor për çështje globale i Facebook-ut.

Kompanitë e rrjeteve sociale: Facebook, Instagram, Twitter dhe Youtube pezulluan llogaritë e Trumpit bazuar në pretendimet se ai nxiti protestuesit të sulmojnë Kongresin e SHBA-së më 6 janar.

Ndalesa prej dy vjetësh e Facebook-ut do të llogaritet nga data 7 janar, kur iu pezullua llogaria.

Muajin e kaluar Bordi i Pavarur Mbikqyrës i Facebook-ut e mbështeti vendimin për pezullim të llogarive, mirëpo e urdhëroi kompaninë që në këto raste, të ketë procese më të qarta, duke e quajtur të papërshtatshëm bllokimin pa i vendosur një afat. /GazetaSinjali/