image Facebook-u në telashe, punëtorët rebelohen kundër shefit të tyre, Mark Zuckerbergut

Sociale

Facebook-u në telashe, punëtorët rebelohen kundër shefit të tyre, Mark Zuckerbergut

news image

Punëtorët e Facebookut janë duke e përgatitur një rebelim kundër Mark Zuckerbergut, drejtorit ekzekutiv të tyre.

Ky rebelim ka të bëj me refuzimin e Zuckerbergut për të vepruar kundër Donald Trumpit. Punëtorët janë të pakënaqur me shefin e tyre mbi mediat sociale, në një shfaqje të rrallë të mospajtimit nga brenda kompanisë.

Mospajtimet erdhën nga punëtorë të të gjitha niveleve në kompani, përfshirë stafin e lartë, shkruan The Guardian.

Kritika të forta mori vendimi i Facebook-ut për të lejuar një postim të Trumpit që kishte nxitur policinë t’i qëllonte protestuesit në ShBA, e të cilin Twitteri e kishte fshehur prapa një paralajmërimi mbi “glorifikim dhune”.

Andrew Crow, shef i një sektori në Facebook shkroi në Twitter: “Dhënia e një platforme për të nxitur dhunë dhe për të shpërndarë dezinformata është e papranueshme, pavarësisht se kush jeni apo nëse ajo vlen. Nuk pajtohem me pozicionin e Markut dhe do të punojë që kjo të ndërrojë.”

“Marku e ka gabim, dhe unë do të jem shumë i zëshëm që t’ia ndërrojë mendjen,” ka thënë Ryan Freitas, drejtori i prodhimit të dizajnit për News Feedin e Facebookut.

Numri i punëtorëve të Facebook-ut që u ankuan publikisht është i vogël – vetëm një fraksion i kompanisë me 45 mijë të punësuar – por është një shfaqje e rrallë e mospajtimeve me lidershipin e Zuckerbergut, i cili kontrollon 57,9 për qind të të drejtave të votimit në bordin e Facebookut./ Gazeta Sinjali/