Pas testimeve të bëra në fillim të këtij viti në SHBA, Kanada, Brazil dhe Indonezi, Facebook ka planifikuar të reduktojë përmbajtjet politike që shfaqen në kohështrirje.
Facebook thotë se këto ndryshimet vijnë pas feedbackut të dhënë nga komuniteti, ku kjo kompani planifkion që testimin ta vazhdojë edhe në Kosta Rika, Suedi, Spanjë dhe Irlandë.
Ndryshime tjera priten gjithaashtu të reduktojnë edhe dezinformimin në Facebook.
Për mediat që fokusin e kanë tek zhvillimet politike mund të jetë goditje duke pasur parasysh trafikun që Facebook dërgon tek uebsajtet.
Pasi që debatet politike në rrjete sociale nxehen shpejt, ndryshimet pritet ta bëjnë Facebook më pak irritues dhe shqetësues për përdoruesit.
Në nëntor të vitit të kaluar Facebook pretendonte se vetëm 6% e përdoruesve shohin përmbajtjet politike.