image Facebook mund të ndalojë reklamat politike pas zgjedhjeve në SHBA

Aplikacione

Facebook mund të ndalojë reklamat politike pas zgjedhjeve në SHBA

news image

Facebook-u është duke u përgaditur për skenarë të ndryshëm të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në SHBA, përfshirë edhe përdorimin e kësaj platforme nga ana e presidentit Donald Trump.

Është edhe mundësia që Trump do të deklarojë në këtë platformë se i ka fituar zgjedhjet, ose që do të mohojë vlefshmërinë e rezultateve duke thënë se Shërbimi Postal i ka humbur votat apo se grupet tjera kanë ndërhyrë në zgjedhje. 

Drejtorët e Facebook-ut, sipas burimeve nga Digital Trends, janë duke diskutuar që nga tani se si të zvogëlohen mundësitë që kjo platformë të përdoret për të manovruar me zgjedhjet e nëntorit.

Njëra nga idetë është të ndalohen në tërësi reklamat politike pas zgjedhjeve, ngase këto reklama mund të përdoren për të përhapur dezinformata.

Sipas The New York Times, YouTube dhe Twitter kanë diskutuar për plane të ngjashme por ende nuk dihet saktë se çfarë masa konkrete do të merren për këtë çështje.