image Facebook mbyll llogari dezinformuese të lidhura me Rusinë

Teknologji

Facebook mbyll llogari dezinformuese të lidhura me Rusinë

news image

Kompania Facebook njoftoi dje se ka mbyllur një rrjet prej dhjetëra profilesh në Facebook dhe Instagram nga Rusia në lidhje me dezinfomimin për vaksinat kundër COVID-19.

Sipas zyrtarëve të Facebook ky rrjet vepronte si një “lavatriçe e dezinformimit”.

Llogaritë ishin të lidhura me Fazze, një firmë reklamimi dhe marketingu e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Rrjeti social tha se mbyllja e profileve është bërë në bazë të politikave të kompanisë kundër ndërhyrjes së huaj.

“Ne hoqëm 65 llogari në Facebook dhe 243 llogari në Instagram nga Rusia të lidhura me Fazze”, tha kompania.

“Fazze tani është e ndaluar nga platforma jonë”, thuhej në njoftim.

Rrjeti publikonte mesazhet e dezinformimit për vaksinat kundër COVID-19, kryesisht në audiencën në Indi, Amerikën Latine dhe, në një masë më të vogël, Shtetet e Bashkuara.

Një ndër publikimet që kishin bërë këto llogari pretendonte se një vaksinë perëndimore do t’i shndërronte njerëzit në majmunë.

Rusia ka bërë biznes jashtë vendit në mënyrë aktive me vaksinën e saj kundër koronavirusit, dhe analistët e shohin këtë si një përpjekje për përfitime gjeopolitike.

/Gazeta Sinjali/