Një grup i vogël përbrenda rrjetit social Facebook kanë dizajnuar një aplikacion të ri – vetëm për çiftet.
Aplikacioni i ekipit të Eksperimentimit të Produkteve të Reja, i quajtur Tuned, inkurajon çiftet të krijojnë një rrjet intim social mes njëri-tjetrit. Nga aplikacioni vetëm për iOS, ata mund të ndajnë disponimin e tyre, të shkëmbejnë muzikë dhe të krijojnë një libër shkrimi dixhital. Kjo si “hapësirë private” për t’u lidhur me njëri tjetrin.
Ky aplikacion lidhet me Spotify për ndarjen e muzikës, dhe një çift mund t’i dërgojë njëri-tjetrit foto, shënime, karta dhe mesazhe zanore. Ata gjithashtu mund të përdorin emoji dhe reagime të personalizuara. Është e lirë për t’u përdorur dhe në dukje nuk kërkon një llogari në Facebook, megjithëse përdoruesit u nënshtrohen rregullave të të dhënave të Facebook, do të thotë të dhënat që njerëzit ofrojnë mund të përdoren për shënjestrim të reklamave.
Burimi: The Verge