image Facebook krijon aplikacion që ju ndihmon se çfarë të vishni

Teknologji/ Facebook krijon aplikacion që ju ndihmon se çfarë të vishni

news image

Rrjeti social Facebook së shpejti do të prezantojë Fashion++, një lloj stilisti virtual që u jep këshilla përdoruesve për veshjen.

Sistemi propozon modifikime falë një sistemi të inteligjencës artificiale, që njeh veshjet dhe jep sugjerime se çfarë duhet ndryshuar apo shtuar.

“Mund edhe të rekomandojë mënyra për të rregulluar një veshje, si të veshësh këmishën apo të përveshësh mëngët”, ka shpjeguar Facebook.

Pra, do të jetë një sistem më i avancuar në krahasim me zgjidhjet aktuale, që kufizohen te sugjerimi i një veshjeje.

Kërkimi, që sidoqoftë është në fazë zhvillimi, duhet të prezantohet nga platforma në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në Seul, nga 27 tetori./Gazeta Sinjali/