image Facebook konsideron se fshehja e pëlqimeve, do t’i bëjë përdoruesit të postojnë më shumë

Teknologji/ Facebook konsideron se fshehja e pëlqimeve, do t’i bëjë përdoruesit të postojnë më shumë

news image

Veprimi fundit që ka ndërmarrë Instagrami, për të larguar pëlqimet, është pëlqyer nga të gjithë, por për koincidencë, mund të ketë edhe efekt negativ.

Zyrtarë nga Facebook, konsiderojnë se fshehja e pëlqimeve sikur ka bërë kjo platformë, i bën njerëzit të postojnë më shumë, sepse nuk ndjejnë se postimet e tyre janë parë.

Sipas tyre, pëlqimet ngrenë vetëbesimin dhe kënaqësinë, derisa mungesa e tyre, do të thotë se askush nuk po merret me na në mënyrë virtuale dhe ndjehen keq. Kjo sipas tyre, i bënë disa njerëz që të postojnë më shumë, në mënyrë që të përmbushin ndjenjën e zbrazëtisë që ndjenjë.

Largimin e pëlqimeve, Isntagrami e kishte paralajmëruar disa muaj më parë, me pretekstin se përdoruesit duhet të fokusohen në përmbajtjen e imazheve apo videove dhe jo numrit të pëlqimeve që grumbullojnë.

Tashmë pëlqimet janë larguar për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, që pritet të jetë një lloj testi i efektit që do të ketë ky veprim në përdorimin e rrjeteve sociale./Gazeta Sinjali/