Kompania Facebook ka njoftuar se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti ka larguar 7 milionë llogari për shkak se përhapnin informacione të rreme rreth koronavirusit.
Gjithashtu, Facebook ka fshirë shumë postime që përmbanin urrejtje.
Kompania më e madhe në botë e mediave sociale hoqi rreth 22.5 milionë postime që përmbanin gjuhë të urrejtjes.
Facebook fshiu gjithashtu 8.7 milionë postime të lidhura me organizatat ekstremiste, krahasuar me 6.3 milionë postime sa kishte fshirë në tremujorin e parë
Facebook tha se tani mbështetej më shumë se më parë në teknologjinë e automatizimit për të kontrolluar përmbajtjen e postimeve pasi në zyrat e kompanisë kishte më pak njerëz për shkak të pandemisë COVID-19. /Gazeta Sinjali/