Njëri nga rrjetet sociale më të përdorura në botë është Facebook.
Kjo kompani në shtetin e Australisë ka filluar të fshehë numrin e pëlqimeve në postime.
Përdoruesit e llogarive në të gjithë vendin, gjithashtu nuk do të mund t’i shohin reagimet dhe numrin e shikimeve në videot e përdoruesëve të tjerë.
“Ne nuk duam që Facebook të ndjehet si një garë“, ka thënë kompania në një deklaratë.
Më tutje zyrtar të Facebook kanë bërë të ditur se kjo është një provë për të parë se si njerëzit merren me këtë format të ri.
“Me kalimin e kohës do ta kuptojmë nëse do ta përdorim këtë më gjerësisht“, bëri të ditur kompania.
Kujtojmë se më shumë se një miliardë njerëz e përdorin rrjetin social Facebook, në të gjithë botën.
Në Australi, një në pesë fëmijë raportojnë se përjetojnë ngacmime në internet./Gazeta Sinjali/