image Facebook do t'i bashkojë tre aplikacionet më të njohura në një platformë mesazhesh

Aplikacione

Facebook do t’i bashkojë tre aplikacionet më të njohura në një platformë mesazhesh

news image

Në fillim të vitit të kaluar, u paralajmërua se aplikacionet Messenger, WhatsApp dhe Instagram do të bashkohen në një platformë mesazhesh dhe kjo po zbatohet këto ditë.

Pas azhurnimit , biseda në Instagram duket pothuajse e njëjtë me atë të Messenger-it.

Aplikacioni njofton gjithashtu se në këtë mënyrë do të jetë në gjendje të komunikojë me kontakte që kanë vetëm një llogari në Facebook, por jo domosdoshmërisht të kenë një llogari në Instagram.

Përveç ridizajnimit, Instagram mori edhe opsionet tjera nga Messenger të njohura më parë, si reagimet me emoji ndaj mesazheve.

Plani afatgjatë i Facebook për të bashkuar të gjitha platformat e tij në një chat, në mënyrë që të mund të komunikojë mes tyre, është padyshim në një fazë të re të verifikimit.

Mirëpo, ata që kanë aktualizuar aplikacionin dhe janë përpjekur ta bëjnë këtë tani për tani, raportohet se komunikimi nga një rrjet social në tjetrin nuk është ende i mundur. /Gazeta Sinjali/