image Facebook dhe Twitter ia bllokojnë llogaritë Trumpit për shkak të disa postimeve rreth COVID-19 - Sinjali

Facebook dhe Twitter ia bllokojnë llogaritë Trumpit për shkak të disa postimeve rreth COVID-19

news image

Facebook dhe Twitter e kanë penalizuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe fushatën e tij për postime në të cilat ai tha se fëmijët ishin “pothuajse imunë” ndaj koronavirusit.

Facebook e fshiu postimin – nga një intervistë që Trump i dha Fox News – duke thënë se ajo përmbante “dezinformata të dëmshme për COVID-19”.

Twitter pasoi duke thënë se kishte ngrirë një llogari të fushatës së Trump, derisa të hiqej një ‘tweet’ e së njëjtës video.

Këshillat e Shëndetit Publik të SHBA-së e bëjnë të qartë se fëmijët nuk kanë imunitet ndaj COVID-19.

Çfarë thanë Facebook dhe Twitter?

Një zëdhënës i Facebook tha të mërkurën në mbrëmje: “Kjo video përfshin pretendime të rreme se një grup njerëzish janë të imunizuar nga COVID-19 që është një shkelje e politikave tona rreth dezinformimit të dëmshëm rreth COVID”

Të mërkurën, Twitter tha se kishte ngrirë llogarinë @TeamTrump sepse postoi të njëjtin fragment të intervistës, të cilin e ndau llogaria e presidentit Trump.

Një zëdhënës i Twitter tha se ky postim është në kundërshtim me rregullat e Twitter për dezinformimin e COVID-19. /Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin