image Facebook del kundër tarifave të Apple

Aplikacione

Facebook del kundër tarifave të Apple

news image

Facebook është kompania e fundit e cila del kundër tarifave të Apple për blerjet brenda aplikacioneve.

Pronarët e bizneseve mund të planifikojnë një event online dhe të tarifojnë ndjekësit për akses në të.

Mirëpo, Facebook-u thotë se bizneset nuk mund të përfitojnë shumë nga opsioni i ri.

Kjo për shkak të politikave që Apple aplikon mbi zhvilluesit.

Facebook thotë se nuk do të marrë asnjë pjesë prej bizneseve, por Apple do të marrë pjesën e vet për blerjet brenda aplikacioneve në Facebook për iOS.

“I kemi kërkuar Apple të reduktojë tarifën 30% të App Store, ose të na lejojë të ofrojmë Facebook Pay në mënyrë që të absorbojmë kostot e bizneseve gjatë pandemisë,” shkruante Facebook. /Gazeta Sinjali/