image Fabrika në Bangladesh përfshihet nga flakët, humbin jetën 52 punëtorë

Botë

Fabrika në Bangladesh përfshihet nga flakët, humbin jetën 52 punëtorë

news image

52 persona kanë humbur jetën këtë të premte si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një fabrikë në Bangladesh.

Fabrika e cila u shkrumbua nga flakët ndodhej në një zonë industriale pranë kryeqytetit Dhaka.

Sipas ekipeve të emergjencës flakët u përhapën me shpejtësi si pasojë e kemikateve dhe produkteve plastike që ishin me shumicë brenda godinës.

Numri i viktimave mund të rritet edhe më tej pasi shumë punëtorë mendohet të kenë mbetur të bllokuar në fabrikë./Gazeta Sinjali/