image Drenasin e fiton Ramiz Lladrovci, rezultatet e Exit poll-it në t7

Drenasin e fiton Ramiz Lladrovci, rezultatet e Exit poll-it në t7

news image

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nga Partia Demokratike e Kosovës, do të vazhdoj mandatin e tretë si kryetar i kësaj komune.

Kështu tregon rezultati i EXIT POLL i realizuar nga Albanian Post.

Përqindja është e madhe dhe rezultatet tregojnë se Lladrovci bindshëm ka marrë besimin e votuesve të Drenasit edhe për një mandat.

Ramiz Lladrovci nga PDK ka marrë 60% të votave ndërsa kundërkandidat i tij Driton Ajazi nga DD ka mbledhur 40% të votave.

Drenasi shkoi në balotazh, pasi që në zgjedhjet e 17 tetorit Ramiz Lladrovci nga PDK morri 45,62%, ndërsa Driton Ajazi 30,74%.

/GazetaSinjali/