image “Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë e saj për të mos qenë në gjendje të parandalojë gjenocidin e Srebrenicës"

Evropë

“Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë e saj për të mos qenë në gjendje të parandalojë gjenocidin e Srebrenicës”

news image

Bashkimi Evropian ka thënë se nuk e ka harruar përgjegjësinë e saj për të mos qenë në gjendje për të parandaluar gjenocidin e Srebrenicës, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell dhe komisionari Oliver Varhelyi, thuhet se ata nderojnë kujtimin e të gjitha viktimave të kësaj masakre dhe ata persona që ende janë të zhdukur.

“Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë e saj për të mos qenë në gjendje të parandalojë gjenocidin e Srebrenicës, një nga krimet më të këqija në historinë moderne të Evropës”.

“Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri. Gjenocidi është gjenocid, qoftë në Srebrenicë apo gjetkë. Gjykatat ndërkombëtare, gjykatat e brendshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në vendet fqinje duhet të vazhdojnë të sigurojnë drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, si dhe për anëtarët e familjes së tyre. Paqja mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësinë”, thuhet në deklaratën e lëshuar.

Tutje theksohet se BE-ja mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Bosnje dhe Hercegovinën në ndërtimin e një të ardhme ku konfliktet dhe mizoritë nuk janë më të mundshme./Gazeta Sinjali/