image Borrell: BE po trajnon 16,000 ushtarë ukrainas, ka dërguar mbi 600 milionë euro municione

Botë

Borrell: BE po trajnon 16,000 ushtarë ukrainas, ka dërguar mbi 600 milionë euro municione

news image

Bashkimi Evropian ka ofruar tashmë trajnime për 16,000 anëtarë të shërbimit ukrainas dhe ka dërguar lloje të ndryshme municionesh, duke përfshirë raketa, me vlerë 600 milionë euro.

Kështu u shpreh të premten Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell në një postim në rrjetet sociale.

“Në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, unë theksova mbështetjen ushtarake të BE-së. Mbi 16,000 ushtarë ukrainas të trajnuar tashmë. Mbi 600 milionë euro municione dhe raketa janë dorëzuar tashmë,” shkroi Borrell në Twitter.

Më herët, mediat evropiane raportuan për mosmarrëveshjen midis Polonisë dhe Francës rreth mënyrës se si të ndahen dy miliardë eurot nga Fondi Evropian i Paqes (EPF) në mars për blerjen e më shumë municioneve për Ukrainën.

/GazetaSinjali/