image Eurogol nga Aston Villa, vendasit ia shënojnë edhe të dytën Man Unitedit - VIDEO

Futboll

Eurogol nga Aston Villa, vendasit ia shënojnë edhe të dytën Man Unitedit – VIDEO

news image

Manchester United është duke u befasuar në udhëtim ndaj Aston Villas.

“Djajtë e Kuq” nuk e kanë nisur aspak mirë fillimin e ndeshjes, ku kanë pësuar dy gola të shpejtë në 11 minutat e para të ndeshjes.

Fillimisht Leon Bailey zhbllokoi sfidën duke realizuar në minutën e 7-të të ndeshjes, kurse katër minuta më vonë mbrojtësi Lucas Digne realizoi një eurogol nga gjuajtja e lirë për të dyfishuar epërsinë në minutën e 11-të.

Kujtojmë që Unai Emery po debuton sot me Aston Villan, në ndeshjen e parë me klubin nga Birminghami në Premier League.

/GazetaSinjaliSport/