Janë bërë të shpeshta rastet kur konsumuesit blejnë produkte ushqimore të prishura në marketet e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
E një rast i tillë ka ndodhur sot në Gjakovë.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi të djathit të mykur, më saktësisht kaçkavallit, që e ka blerë në marketin “ETC”.
Sipas kuponit fiskal që e ka dërguar ai në adresë të Sinjalit, djathi ka kushtuar 3,19 euro.