image Estonia e ofendon kryeministren e Finlandës: Shitësja drejton qeverinë

Botë

Ofendim/ Estonia e ofendon kryeministren e Finlandës: Shitësja drejton qeverinë

news image

Ministri i brendshëm estonez dhe lideri i partisë nacionaliste Ekre, Mart Helme, i është kundërvënë kryeministres së re finlandeze Sanna Marin, duke e etiketuar si ‘shitëse’ dhe duke vënë në dyshim aftësitë e saj për të qeverisur.

Presidentja estoneze Kersti Kaljulaid është detyruar të ndërhyjë dhe t’i kërkojë falje Finlandës për ndërhyrjen aspak etike të Helme.

Marin, 34 vjeç, kryeministrja më e re në botë, ka thënë që është rritur në një familje jo të pasur dhe që ka punuar si arkëtare përpara se të mbaronte universitetin dhe të fillonte karrierën politike.

“Jam ekstremisht krenare për Finlandën’, ka shkruar Marin në Twitter. ‘Në këtë vend një njeri që vjen nga një familje e varfër mund të studiojë dhe të arrijë objektivat e tij në jetë. Një arkëtare mund të bëhet edhe kryeministre”.

Marin udhëheq koalicionin e qendrës së majtë, në të cilën katër lidera të partisë nga pesë janë femra nën 35 vjeç.

“Tani ka qenë komenti i nacionalisti estonez Helme – do të shohim se si një shitëse është bërë kryeministre dhe si disa aktivistë të rrugës dhe persona pa përvojë kanë hyrë në qeveri”.