image “Eskorta në Dubai, po merren me muzikë” Flori Mumajesi dhe Kozeta Kurti debat virtual

Bota e Yjeve

“Eskorta në Dubai, po merren me muzikë” Flori Mumajesi dhe Kozeta Kurti debat virtual

news image

Debatet pas përfundimit të “Kënga Magjike” nuk kanë munguar as këtë vit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kantautori Flori Mumajesi është përfshirë në një debat virtual me Kozeta Kurtin e cila këtë vit ishte pjesë e jurisë profesioniste e festivalit.

Ishte Kozeta Kurti e cila me një postim në “Insta story”  është shprehur se prodhimet muzikore të këtyre viteve të fundit janë shumë të dobëta dhe ndalet tek tre fituesit kryesor e “Kënga Magjike”.

“Dua t’u kthej një përgjigje për së largu çdo syleshi. Eskorta në Dubai, po merren me muzikë unë nuk e di se ku e ka futur kokën shumica e finalistëve, pasi e ka parë atë vajzën të këndojë në skenë. A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti. (ata që e mbrojtën këngën, mund t’jua numëroj ndoshta me gishtërinjtë e vetëm njërës dorë) Por Albani ka këngën! Dhe kënga është e para. Kur ke këngën, këngëtarin e gjen. Me këtë dua të them se ndoshta ka ardhur koha të ndryshojë e të rikthehet sistemi, siç ndodhte dikur në këtë vend e siç ende në botë ndodh shpesh: producentët e kompozitorët t’ua përshtasin krijimtarinë e tyre interpretuesve dhe jo këta të fundit të bredhin studiove e të kërkojnë këngë”, shkruan Kozeta ndër të tjera në postimin e saj.

Flori ka shkëputur pikërisht pjesën e mësipërme nga shkrimi i Kozetës dhe ka reaguar i revoltuar kundër saj.

Ai ka bërë një shkrim të gjatë në ‘instastory’, duke mos qëndruar dot pa komentuar atë që ‘mikesha’ e saj kishte shkruar.

“Nje shkrim i nxituar nga mllefi kolektiv! Ftoj te gjithe syleshet qe moren pjese ne festival qe nga fituesi deri tek ata qe nuk paten mundesi te kualifikohen , te mos ndihen sylesh! Kam shkeputur nga shkrimi vetem thikat e panevojshme! Cfare arrogance per te gjithe ne syleshet qe mbetem ne doren tende, te na votosh dhe te na vendosesh epitete me pas! BRAVO! TE LUMTE! Mbase e meritojme te na votosh si te duash, por te lutem pertej kesaj mos e mpreh shpaten pa numeruar deri ne 10. P.s si mikesh qe te kam edhe pse nuk shquhem per te numeruar deri ne 10 po e bej! @kurtikozeta”, shkruan Flori, duke treguar se nuk ka mundur ta mbajë vetëm për vete këtë reagim. /Gazeta Sinjali/