image Eskalon situata në ndeshjen Vushtrria - Gjilani, sulmohet gjyqtari

Futboll

Superliga/ Eskalon situata në ndeshjen Vushtrria – Gjilani, sulmohet gjyqtari

news image

Është duke u zhvilluar ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Gjilanit, në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.

Mirëpo gjatë pjesës së dytë, në këtë ndeshje ka ndodhur një incident i papritur.

Gjyqtari i katërt, Burim Jahmurataj është goditur me shkrepëse nga tifozët vendas, andaj gjyqtari kryesor vendosi qe pjesa ku janë tifozët vendas të zbrazet dhe ndeshja të vazhdojë pa tifozë.

Gjilani është në epërsi të dyfishtë në këtë ndeshje.