Një zyrtar ka mbetur i plagosur gjatë ndejës së fundvitit të cilën e ka mbajtur mbrëmë Telekomi i Kosovës. Rasti ka ndodhur pak para mesnatës në një nga lokalet në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë.
Gazeta Sinjali mëson se ndeja e fundvitit të kësaj ndërmarrjeje ka përfunduar me rrahje dhe të shtëna me armë ndërmjet disa personave, nga ku ka mbetur i plagosur një zyrtar i Telekomit.
Rasti është konfirmuar edhe nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, derisa bëhet e ditur se zyrtari i plagosur është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve. I plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht vet-plagosur. Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë. Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia. /Gazeta Sinjali/