image Eskalon situata në Kuvend, Selmanaj: Po më vjen marre nga ju

Kosovë

Eskalon situata në Kuvend, Selmanaj: Po më vjen marre nga ju

news image

Me tensione të mëdha në mes të Qeverisë dhe partive opozitare është duke u përcjellë diskutimi për të pagjeturit në Kuvendin e Kosovës.

Kritikave të opozitës po iu përgjigjet zëvendësi i Hotit, Driton Selmanaj, pasi që i pari i Qeverisë nuk gjendet në sallë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë përpjekje për të ndalur fjalimin e Selmanajt duke bërë zhurmë të madhe në sallën e Kuvendit

Ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar menjëherë Selmanaj i cili ka thënë “ Po më vjen marre nga ju”.

Selmanaj është përplasur edhe me Arbërie Nagavcin. Derisa kjo e fundit i ka kërkuar Selmanajt të ulet në vendin e ti

“Ulu, kontrolloje vetën”, i është drejtuar Nagavci./Gazeta Sinjali/