image Eskalon djali i Erdoganit: Evropa do shuhet, jam ekspert në këtë fushë (VIDEO)

Evropë

Eskalon djali i Erdoganit: Evropa do shuhet, jam ekspert në këtë fushë (VIDEO)

news image

Bilal Erdogan, djali i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka habitur me deklaratën e tij se Evropa do të pushojë së ekzistuari.

Këtë deklaratë ai e ka bërë para mbështetësve të AKP-së në pushtet.

Gazetari turk, Abdullah Bozkurt, ka publikuar dhe videon në rrjetet sociale, ku djali i Rexhep Tajip Erdogan, dëgjohet duke thënë ndër të tjera, se në Evropë nuk ka asnjë person që meriton të quhet udhëheqës dhe se e ardhmja e saj është e errët.

“Nuk ka asnjë në Evropë që meriton të quhet udhëheqës. Të gjithë janë kthyer në komikë. Edhe Amerika aktualisht po diskuton çështje shumë serioze dhe po përballet me vështirësi serioze. E ardhmja e Evropës është e zymtë. Është lënda në të cilën jam ekspert dhe në të cilën kam doktoraturë. Evropa do të pushojë së ekzistuari”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/