image Eskalojnë serbët, paraqesin grafit të ri “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” në murin e varrezave në Beograd

Politikë

Eskalojnë serbët, paraqesin grafit të ri “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” në murin e varrezave në Beograd

news image

Serbët kanë shfaqur një tjetër grafit “kur ushtria kthehet në Kosovë”, por këtë herë duke shkuar edhe më larg. Ata këtë grafit fashist e kanë vizatuar në murin e varrezave në afërsi të Beogradit, përkatësisht në Mlladenoc, ndërsa në videon e shpërndarë në rrjetet sociale shihen dy të rinj të veshur me bluza ku shkruhet emri i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 

Në videon e shpërndarë ku shihen dy të rinjtë duke shkruar në mur, personi që filmonte i pyeti: “Edhe në murin e varrezave”?

Ata thanë: “Mesazhi është i rëndësishëm”, gjithnjë duke u bazuar në raportimin e N1.

Në një intervistë për RTS, kur prezantuesi deklaroi se në gjithë Serbinë ka mbishkrime me mesazhin “Ushtria po përgatitet për Kosovën”, Vuçiq tha se “nuk është kështu kur të kthehet ushtria në Kosovë. Kjo është pak më ndryshe. Kur ushtria kthehet në Kosovë, është në përputhje me Rezolutën 1244”.

/GazetaSinjali/