Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është pyetur në një emision në KTV, lidhur me reagimin e Salih Zybes ndaj Shpend Ahmetit.
Sipas Kurtit, nuk duhet të ketë krahasime të tilla. Ai ka thënë se opozitarizmin ndaj Prishtinës s’duhet ta bëjnë deputetët, por dega e Prishtinës.
“S’jam për krahasime të tilla. S’e kam lexuar, por s’jam për krahasime të tilla. Mendoj se kemi punë më të mençura të merremi se kush çka ka bërë, kush kaloi e çka bëri. S’na takon kjo neve. Opozitarizimin për Prishtinë s’e bëjnë deputetët, por dega e Prishtinës”, ka thënë ndër të tjera Kurti në KTV, transmeton Gazeta Sinjali.
Inatet mes vete nuk i kanë tejkaluar ende zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje me ata të Partisë Socialdemokrate. Kandidati për deputet i VV-së, Salih Zyba, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook thotë se Shpend Ahmeti nuk do të jetë as deputet e as kryetar komune, sipas tij ai duhet të jetojë jashtë Kosovës, sikur Xhabir Zharku.