Ka disa ditë prej kur lidhja e Teas dhe Beartit nuk duket se po shkon mirë.
Madje, ditëve të fundit janë shtuar dyshimet se çifti i ka dhënë fund lidhjes.
E këtë e ka konfirmuar edhe vetë Bearti. Ai ka deklaruar se tashmë i ka dhënë fund romancës me vajzën nga Shqipëria.
I pyetur se a është ndarë nga Tea, Bearti ka thyer heshtjen.
“Po, është e vërtetë”, ka deklaruar Bearti për Express Rozë.
Tea dhe Bearti u bënë çift pasi dolën nga emisioni Përputhen.
Ishte Tea ajo që fillimisht doli nga ky emision si çift me Andin, por pas daljes, u pa me Beartin.
Pas shpërndarjes së disa fotografive, edhe Tea dhe Bearti e konfirmuan se janë në një lidhje dashurie dhe se dalja e Teas me Andin si çift ishte veç sa për sy e faqe.
Por, as lidhja me Beartin nuk i shkoi gjatë.
Para pak ditësh, Tea përmes disa postimeve në Instastory, la të kuptohet se gjërat në mes saj dhe djalit nga Kosova nuk janë më siç ishin në fillim.
E pyetur nga ndjekësit në Instagram a është e lumtur, Tea ishte përgjigjur “Jo”.
Nga një çift që ndanin gjithçka me publikun përmes rrjeteve sociale, ata tashmë nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.