image "Është absurde", KEDS deklarohet rreth akuzave se i rrëzoi qëllimisht Bllokun A3 dhe A5

Siguri

“Është absurde”, KEDS deklarohet rreth akuzave se i rrëzoi qëllimisht Bllokun A3 dhe A5

news image

KEDS po mban një konferencë për media, në lidhje me krizën energjetike në Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzoi KEDS-in se po shet rrymë dhe i ka rrëzuar qëllimisht Bllokun A3 dhe A5. E për këtë janë deklaruar nga KEDS përmes një konference për media.

Zyra ligjore po merrret me deklaratat e Dardan Molliqajt. Skemi kapacitet me i rrëzu blloqet… Është absurde“, ka thënë zëdhënësi i KEDS-t, Viktor Buzhala.

Në bazë të burimeve tona brenda KEK-ut janë duke u zhvilluar tri problematika të theksuara që e rëndojnë edhe më tutje sistemin e energjisë në Kosovë. E para tashmë ka ndodhur. Sipas burimeve tona 10 ditë më parë ka pasur rënie të Bllokut A3 dhe A5, kishte mungesë të shtuar të energjisë elektrike. Sipas asaj që ne kemi informacione dhe që kërkojmë hetim të organeve përgjegjëse dhe të ekspertëve të fushave, rënia e Bllokut A3 dhe A5  brenda ditës duket që ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS-i”, ka thënë Molliqaj.

Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike. Sinjali ka siguruar një dokument ku thuhet se të martën ky vendim do të dërgohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.

/GazetaSinjali/