image Borrell pas bisedës me Vuçiqin: E rëndësishme gjetja e zgjidhjes për normalizim të marrëdhënieve

Politikë

Borrell pas bisedës me Vuçiqin: E rëndësishme gjetja e zgjidhjes për normalizim të marrëdhënieve

news image

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përveç bisedës telefonike që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, ai ka biseduar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se temë bisede kishte dialogun Kosovë-Serbi dhe e ardhmja e tij.

“Kam folur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për rrugën përpara të dialogut të lehtësuar nga BE. Në mjedisin aktual gjeopolitik është më e rëndësishme se kurrë gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Mbesim në kontakt të ngushtë”.

Njoftimin e ngjashëm, Borrell e bëri edhe për bisedën telefonike që pati me Kurtin.

“Diskutim i mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Me Kurtin dhe Vuçiqin u takuan edhe ambasadorët e vendeve të QUNT-it.

/GazetaSinjali/